
VLORË-Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi me aflatoksinë. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Sipas AKU, gjatë kontrolleve në qytet janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarkete. Rezultatet treguan se 10 nga këto mostra, pra afro 40%, përmbanin nivele të aflatoksinës mbi kufijtë e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Gjatë një fushate monitorimi të zhvilluar nga janari deri në prill 2025, AKU analizoi 26 mostra të ndryshme qumështi dhe nënproduktesh të tij në këtë qytet. Toksina është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Ndërkohë, qytetarët në Vlorë këshillohen të jenë të kujdesshë.
/ZËRI