TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, ka humbur jetën pasi u shkëput ashensori i restorantit "AV Wedding Center", ku punonte si kamarier. Siç bëri me dije policia, kolegu i të miturit, Endri Stafuka 26-vjeç, gjatë kohës që ndodhej në ambientet e restorantit, me shaka e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit. Gjatë këtij momenti, kamarieri ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën. Blutë arrestuan Endri Stafukën dhe pronarin e lokalit, Afrim Vathi, 62 vjeç, i cili rezulton të jetë edhe gjyshi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Kamarieri akuzohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa pronari akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave".
/ZËRI