Video

Shqipëria kërkon ekstradimin, Ermal Beqiri kërkon të qëndrojë në Francë 

Beqiri, i cili ndodhet në qelitë e parabugimit në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare, ka kërkuar sërish lirimin e tij përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit.

zh.ll
Shqipëria kërkon ekstradimin, Ermal Beqiri kërkon të
ermal beqiri

TIRANË- Mediat franceze kanë ndarë detaje lidhur me procesin gjyqësor të biznesmenit Ermal Beqiri në Amiens. Beqiri, i cili ndodhet në qelitë e parabugimit në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare, ka kërkuar sërish lirimin e tij përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimi për kërkesën e tij pritet të jepet të premten (23 tetor), ndërsa sipas mediave franceze, thuhet se biznesmeni shqiptar kërkon të qëndrojë në Francë. Mbrojtja e tij ka kërkuar që Beqiri të vendoset nën mbikëqyrje elektronike, por Prokuroria e Përgjithshme e Francës ka kundërshtuar kërkesën, me argumentin se do t’i mundësonte biznesmenit të kontaktonte me persona të tjerë dhe “të organizonte gjëra”. Beqiri në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t u arrestua në korrik nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Francë. Lidhur me shkeljen ai u dënua me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Teksa biznesmeni ndodhet në qeli në Francë, Ministria e Drejtësisë Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se i ka përcjellë dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj autoriteteve franceze.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB