KORÇË- Një ngjarje e rëndë u regjistruarua ditën e djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës, ku 78-vjeçari Gëzim Vija u gjet i pajetë brenda banesës së tij. Trupi u zbulua nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Ky fundit, pasi nuk mori përgjigje pas disa thirrjeve në derë njoftoi fqinjët dhe së bashku hapën derën e shtëpisë dhe e gjetën të moshuarin të pajetë në një prej dhomave. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ai kishte një plagë të thellë në kokë, të shkaktuar me mjet të fortë, ç'ka dyshohet se i ka marrë jetën pas një përleshjeje me autorin. 78-vjeçari Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve jetonte i vetëm prej më shumë se 25 vitesh. Hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore: vjedhje me pasojë vdekjen, edhe pse nuk janë konstatuar mungesa parash apo sendesh me vlerë, si dhe vrasje për motive të tjera.
/ZËRI