Video

Irani shënjestër Shqipërinë? Njoftimi i SHBA "ngre në këmbë" Antiterrorin

Ky vendim vjen pas paralajmërimit të bërë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, një ditë më parë.

zh.ll
Irani shënjestër Shqipërinë? Njoftimi i SHBA "ngre
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Njësia Antiterror pranë Policisë së Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në institucionet diplomatike në vend, duke rritur nivelin e gatishmërisë. Ky vendim vjen pas paralajmërimit të bërë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, një ditë më parë. Sipas burimeve, përfaqësues të Antiterrorit kanë zhvilluar takimet në Ambasadën e SHBA-së, ku është diskutuar për situatën e sigurisë dhe është bërë një rivlerësim i rreziqeve të mundshme. Pas paralajmërimit është shtuar ndjeshëm vlerësimi i situatës dhe monitorimi i elementëve të rrezikut. Si pjesë e planit të përforcuar, do të rritet prania e agjentëve në aeroportin e Rinasit dhe pikat doganore, do të intensifikohet mbledhja e informacionit për individë të dyshuar dhe do të shtohen forcat policore në terren. Një ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë griti alarmin për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin ndaj objekteve të lidhura me Shtetet e Bashkuara. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar ndaj hapësirave publike dhe objektivave të mundshëm që lidhen me SHBA dhe opozitën iraniane.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB