Video

Zjarri te tregu i '5 Majit'-Policia: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Në njoftim thuhet se në kuadër të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë zjarri që shkrumboi 10 mijë metra katror kapanone te ish-tregu “Uzina Dinamo” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

F.I
Zjarri te tregu i '5 Majit'-Policia: U shkaktua nga një
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pas zjarrit që përfshiu tregun e "5 Majit' Tiranë mbrëmjen e 8 janarit. Në njoftim thuhet se në kuadër të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë zjarri që shkrumboi 10 mijë metra katror kapanone te ish-tregu “Uzina Dinamo” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Tregtarët shprehen se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty. Jashtë kamerave janë shprehur se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi në zonën në fjalë pritet që të ndërtohen pallate, teksa kërkojnë përgjegjësi për menaxhimin e situatës dhe garanci nga institucionet për dëmshpërblim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB