TIRANË-Shqipëria shënon përkeqësim në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit. Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, raporti i fundit e vlerëson vendin me 39 pikë. Ndërsa në renditjen mes vendeve pozicionohet nw vendin e 91, duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve. Ndërsa Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar një rënie për 1 pikë krahasuar me vitin paraprak. Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024. Sipas raportit, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni).
/ZËRI