Video

Edison Memolla dënohet me 1 vit burg, Rrogozhina pa kryetar

GJKKO ka refuzuar kërkesën e Memollës për konvertim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar.

zh.ll
Edison Memolla dënohet me 1 vit burg, Rrogozhina pa kryetar
edison memolla

TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” të 6 marsit 2022 kryer në bashkëpunim. GJKKO ka refuzuar kërkesën e Memollës për konvertim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar. Po ashtu, përveç dënimit me burg, Edison Memollës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ndërsa pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së, pritet që SPAK të nxjerrë urdhër-arrestin për kryebashkiakun për të vuajtur dënimin me 1 vit burg. Në këto kushte, Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar, ndërsa pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të pjesshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB