Video

'Ulu poshtë'! Pasi i dhunuan nipin, u nis me kallashnikov për hakmarrje, arrestimi i 47-vjeçarit

Nipi i 47-vjeçarit, Genti Nela ishte dhunuar nga dy djemtë e pronarit të hotelit, Florian dhe Arbër Habilaj ku punonte si kamarier dhe një shoku i tyre, Enold Dragoti.

F.I
'Ulu poshtë'! Pasi i dhunuan nipin, u nis me kallashnikov
arrestimi i Melison Nelës

KAVAJË-Pamjet më poshtë tregojnë momentin e arrestimit të 47-vjeçarit Melison Nela, i cili u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë, teksa ishte nisur drejt një hoteli në Malin e Robit me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar. Nipi i 47-vjeçarit, Genti Nela ishte dhunuar nga dy djemtë e pronarit të hotelit, Florian dhe Arbër Habilaj ku punonte si kamarier dhe një shoku i tyre, Enold Dragoti. Sipas Policisë, konflikti ka nisur për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me rastin Policia ka arrestuar edhe një nga djemtë e pronarit të hotelit, Florian Habilaj ku punonte 18-vjeçari dhe shokun e tij, Enold Dragoti ndërsa në kërkim është shpallur dajli tjetër, Arbër Habilaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB