Video

GJKKO lë në burg Ergys Agasin: S'kam lidhje me tenderat, nuk jam pjesë e grupeve kriminale

Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti ka kërkuar që masa “arrest në burg” të mbetet në fuqi, duke arsyetuar se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari t’i fshihet drejtësisë.

F.I
GJKKO lë në burg Ergys Agasin: S'kam lidhje me tenderat, nuk jam
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën 'arrest me burg' ndaj Ergys Agasit të arrestuar më 26 gusht pas 8 muajsh në arrati. Vetë biznesmeni ishte i pranishëm në gjykatë. Seanca e cila nisi në orën 09:00, u ndërpre dy herë. Pak pas fillimit të seancës avokati i Agasit, Maks Haxhia kërkoi kohë për t'u njohur me dosjen hetimore dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. Por edhe pas rinisjes në orën 12:00 seanca u ndërpre sërish. Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti ka kërkuar që masa “arrest në burg” të mbetet në fuqi, duke arsyetuar se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari t’i fshihet drejtësisë. SPAK ka paraqitur edhe një akuzë të re ndaj Agasit atë të korrupsionit pasiv, ndërsa është rrëzuar akuza e 'Heqjes së paligjshme të lirisë”. Agasi ka mohuar para GJKKO pjesëmarrjen në tendera dhe ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përfitim nëpërmjet tenderimeve dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB