POGRADEC- Një rast i futjes së sendeve të ndaluara është regjistruar në burgun e grave në Pojskë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00, kur tre familjarë (nëna, babi dhe vëllai) ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre, e cila vuan dënimin në burgun e grave për veprën penale të mashtrimit. Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të dënuarën, por gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e burgut, në njërën prej çantave u gjetën një thikë dhe një aparat celular. Dyshohet se sendet do t’i dorëzoheshin të dënuarës gjatë takimit. Pas konstatimit, tre shtetasit rumunë u ndaluan dhe u shoqëruan për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar arsyet e futjes së thikës, pasi e dënuara nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera.
/ZËRI