TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menaxher. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44-vjeç, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri, gjithashtu shqiptar. Zyrtarët deklaruan se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh dhe mes tyre kishte pasur një konflikt të mëparshëm, megjithatë motivi i saktë ende mbetet i paqartë. Ndërkohë 44-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane, nga ana tjetër, mësohet se viktima ishte kushëriri i Elvis Shkambit, të riut që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ai ishte gjithashtu personi që hapi një llogari në GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e Elvis dhe Gjon Shkambit.
/ZËRI