Video

1 vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite për autorin

Përlleshaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave.

F.I
1 vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite për autorin
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshaj, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”. Përlleshaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave. Prokurorja Alma Felaj u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97. Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçes mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB