Video

PD hap ‘foltore’ para Kryeministrisë!

Berisha tha se foltorja do të vijojë derisa të dorëhiqen kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryemnistrja Belinda Balluku.

F.I
PD hap ‘foltore’ para Kryeministrisë!
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike mbajti sot protestën e parë pas zgjedhjeve të 11 majit para Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën i pari nga 'Parlamenti i PD' i hapur sot para kryeministrisë, ku theksoi se misioni i 'foltores 2' është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium në Bulevardin e kryeqytetit. Berisha nga foltorja përsëriti edhe njëherë ankesat, se Partia Socialiste nuk e lejon opozitën të debatojë në Kuvend. Berisha tha se foltorja do të vijojë derisa të dorëhiqen kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryemnistrja Belinda Balluku.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB