Video

Vritet nga i dashuri shqiptarja në Itali, trupi u gjet në valixhe

Ai dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin.

F.I
Vritet nga i dashuri shqiptarja në Itali, trupi u gjet në valixhe
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ai dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Shoqet e dhomës kanë deklaruar se Ilaria Sula ishte larguar më 25 mars dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e saj.

Ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatsapp me to, por në fakt në bisedë ka qenë autori pasi ka kryer vrasjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB