
Avokati Andrea Zotaj
MEMALIAJ- Avokati Andrea Zotaj i ka mbijetuar një atentati ditën e some, teksa udhëtonte me makinë me nipin e tij në Memaliaj. 36-vjeçari Fatos Lamaj ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Zotajt, por ky i fundit i është shmangur duke manovruar me makinë. Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë fakti që dy netë më parë Lamaj ishte kapur nga policia për shkak të një konflikti me kushëririn e tij dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim. Zotaj ishte avokat i kushëririt të tij, dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre. Tashmë Lamaj është vënë në pranga.
Poll