Video

Atentat shqiptarit në Spanjë

Pasi është dërguar në spital, shqiptari i është nënshtruar një operacioni në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

F.m
Atentat shqiptarit në Spanjë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një shqiptar në Spanjë është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Castelldefels të Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, shqiptari që ende nuk është identifikuar, është gjetur në tokë, i mbuluar nga gjaku. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar menjëherë Policinë dhe ambulancën. Pasi është dërguar në spital, shqiptari i është nënshtruar një operacioni në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas operacionit, forcat e Policisë i kanë shkuar në spital shqiptarit për t'i marrë dëshminë, por ai nuk ka pranuar që të bashkëpunojë për të treguar se kush e qëlloi. Pista kryesore e hetimit është një lidhje e mundshme me trafikun e drogës.

Poll

MOS HUMB