Video

1 vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim 3 persona

Ngjarja ndodhi më 6 tetor të 2025, rreth orës 15:40, ku autori Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, sapo ky i fundit shpalli vendimin për një çështje pronësie.

zh.ll
1 vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim 3
Astrit Kalaja

TIRANË-Një vit pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku qjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq, autorin e vrasjes Elvis Shkambin, xhaxhain e tij Gjon Shkambi dhe rojen e Gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi është marrë i pandehur për “Vrasje të funksionarëve publikë”, "tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese" dhe "armëmbajtje pa leje", xhaxhai i tij akuzohet për "vrasje në rrethana cilësuese", ndërsa punonjësi i sigurisë së gjykatës, për "shpërdorim detyre". Ngjarja ndodhi më 6 tetor të 2025, rreth orës 15:40, ku autori Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, sapo ky i fundit shpalli vendimin për një çështje pronësie. Pas të shtënave, Shkambi ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë dhe doli në oborrin e gjykatës, ku u arrestua në flagrancë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB