Video

Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, i ekstraduari i parë nga Dubai

Bruno Çobo është dënuar nga Shkalla e Parë me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.

zh.ll
Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, i ekstraduari i
Bruno Çobo

TIRANË-Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet me burg për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos, të akuzuar për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes Call Center-ave. Grupi i drejtuar nga Bruno Çobo ka përfituar rreth 4.7 milionë euro duke mashtruar shtetas europianë, kryesisht italianë. Bruno Çobo është dënuar nga Shkalla e Parë me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite. Çobo u ekstradua nga Abu Dhabi drejt Shqipërisë më 13 mars 2024. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pasi në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, ishte pjesë e rrjetit të mashtrimeve përmes Call Center-ave në dëm të shtetasve italianë. Ekstradimi i Çobos shënoi rastin e parë të ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë, i realizuar përmes bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB