Video

E enjtja “e zjarrtë”: Braçe e Sinaj kundër draftit të PS, protestë jashtë Kuvendit

Më 8 tetor është paralajmëruar një protestë kombëtare përpara Kuvendit, pikërisht në ditën kur pritet të votohet reforma e re territoriale.

zh.ll
E enjtja “e zjarrtë”: Braçe e Sinaj kundër draftit
Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe

TIRANË-Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki. Gjatë mbledhjes së Grupit socialist, këtë të hënë, Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive duke shprehur rezervat për reduktimin e efikasitetit të shërbimeve. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur nga Kryesia e Kuvendit se votimi i zhvilluar në grup nuk përbën qëndrimin përfundimtar të deputetëve, duke lënë të hapur mundësinë që qëndrimi i tyre mund të ndryshojë përpara votimit në seancë plenare. Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota. Nëse Braçe dhe Sinaj do të ruajnë qëndrimin e tyre kundër, atëherë votimi i reformës në Kuvend do të vihet seriozisht në pikëpyetje. Ndërkohë, seanca e së enjtes pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar. Më 8 tetor është paralajmëruar një protestë kombëtare përpara Kuvendit, pikërisht në ditën kur pritet të votohet reforma e re territoriale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB