PORT-MORESBI- Tragjedia e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa të paimagjinueshme. Deri më tani raportohet se më shumë se 2000 njerëz janë "varrosur" të gjallë brenda shtëpive të tyre. Nga rrëshqitja e dheut ka qindra të vdekur, e tani ekipet e shpëtimit janë "garë me kohën" për të gjetur të mbijetuarit.
Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga, në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb mbrëmjen e së enjtes deri të premten. Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura të javëve të fundit./ZËRI