Video

3 muaj policët do të punojnë 12 orë në ditë

Shtimi i orëve është bërë me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, dhe shmangien e ngjarjeve kriminale.

f.t
3 muaj policët do të punojnë 12 orë në ditë
foto ilustruese

TIRANË-Nga data 15 Qershor, efektivët e policisë së shtetit do të punojnë 12 orë në ditë, përgjatë gjithë sezonit turistik.
Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të gjithë punonjësit e policisë do të jenë të detyruar që të punojnë 4 orë shtesë çdo ditë. Këto orë pritet që të jenë të paguara, edhe pse shpesh ka pasur vonesa dhe pakënaqësi nga efektivët. Urdhri i firmosur nga Rrumbullaku hyn në fuqi nga data 15 qershor deri më 15 shtator.
Po ashtu nga data 1 korrik hyn në fuqi edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë.

Shtimi i orëve është bërë me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, dhe shmangien e ngjarjeve kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB