
TIRANË- Historia e vetëvrasjes së Sibela Abedinit e cila u kërcënua nga Altin Çoku, ka ndryshuar rrjedhë. Babai i 27-vjeçares e cila dyshohet se u vetëvra pasi shantazhohej në TikTok, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, Daniela duke u shprehur në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 se ajo ka pasur lidhje me të njëjtin person që solli vdekjen e të bijës, Altin Çoku.
“Nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”.
Babai i Sibela Abedinit deklaroi gjithashtu do ta marrë hakun 7-fish, duke shtuar se nëse 39-vjeçari del nga burgu do ta eliminojë së bashku me familjen e tij. Ndërkohë nëna e Sibelës dhe daja i saj pretendojnë se 27-vjeçarja është vrarë dhe jo vetëvrarë. Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun. 39-vjeçari e ka cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm duke thënë se foton në rrjetet sociale nuk e ka publikuar ai vetë, por një shoku i tij. Abedini u hodh nga lartësia e një pallati në zonën e Kamzës në datën 10 Shkurt. pas publikimit të një foto intime nga shtrati me Altin Çokun në TikTok. Ajo la pas një vajzë./ZËRI