
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është paraqitur për tu marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Pas dy orësh marrje në pyetje, Xoxës i është komunikuar edhe një tjetër akuzë, ajo e fshehjes së të ardhurave.
Ajola Xoxa është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. SPAK i akuzon të dy se kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online.