Video

Aksion në Kiras, i shumëkërkuari qëllon me armë gjatë ndjekjes

Teksa policia u është vënë në ndjekje, pasagjeri, i cili dyshohet të jetë Barush Bregu ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka arritur të arratiset.

F.I
Aksion në Kiras, i shumëkërkuari qëllon me armë
Barush Bregu

SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër gjatë një operacioni policor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, ku patrulla i ka kërkuar një automjeti të ndalojë, ndërsa shoferi, i cili shoqërohej nga një tjetër person, nuk i është bindur urdhrit, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Teksa policia u është vënë në ndjekje, pasagjeri, i cili dyshohet të jetë Barush Bregu ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka arritur të arratiset. Bregu, i njohur si krahu i djathë i familjes Lici, rezulton i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër mëngjesin e 8 shtatorit 2025, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB