Video

ALARM për bombë në disa institucione të vendit! E-maili që ngrit në 'këmbë' Policinë

Gjykata, Bashki, Prokurori, Spitale si edhe disa institucione të tjera kanë marrë mesazhin: “Kujdes, kemi vendosur bombë”.

F.I
ALARM për bombë në disa institucione të vendit! E-maili
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është vendosur në alarm, pas një paralajmërimi për bombë në institucionet e disa qyteteve të vendit. Policia e Shtetit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë. Gjykata, Bashki, Prokurori, Spitale si edhe disa institucione të tjera kanë marrë mesazhin: “Kujdes, kemi vendosur bombë”. Menjëherë pas e-mailit Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në ambientet ku është marrë emaili. Konktrolle u kryen në Vlorë, Fier e Tiranë, kryesidht në Gjykata, Prokurori e Spitale. Në Tiranë efektivë të Antiterrorit zbarkuan me qen e mjete të specializuara në ambientet e SPAK dhe GJKKO, por nuk u konstatua prani e lëndëve shpërthyese dhe dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB