Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes. Ndoci duhej të paraqitej në institucionin e vuajtjes së dënimit sot në orën 12:30, por nuk është kthyer në burg brenda afatit të përcaktuar. Familjarët e të dënuarit kanë njoftuar autoritetet për mungesën e tij. Vëllai i të dënuarit ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjen përpara se të largohej. Në letër, sipas dëshmisë së familjarit, shkruhej: “Po largohem, ju dua shumë.” Ndocit i kishin mbetur rreth dy vite burgim deri në përfundimin e dënimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa rrethanat e largimit mbeten ende për t’u sqaruar.
/ZËRI