TIRANË-Belinda Balluku mbetet ende pa poste! Tre gjyqtarët që përbënin kolegjin Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyrat Ballukun, do të kalojë për shqyrtim. Çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 4 dhjetor, ku do të duhet të vendosë për moskalimin e ankimimit për shqyrtim “me shumicë votash”. Nëse nuk kapet shumica prej 5 votash në favor të mosshqyrtimit, çështja i kalon automatikisht seancës plenare. Sa i përket ankimimit të qeverisë në Kushtetuese, kryeministri Edi Rama kërkon shfuqizimin e vendimit. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.
/ZËRI