Video

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, rikthehet çështja e 3 gjyqtarëve

Dyshimet janë se ata janë ndikuar gjatë zbutjes së vendimit për Dajtin.

zh.ll
Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, rikthehet
Dritan Dajti

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) çështjen e tre ish-gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. Në shkurt të vitit 2019, treshja e Apelit vendosën të pranonin procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe ta dënonin Dritan Dajtin me 25 vite burg duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë. Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Ai ka bërë disa tentative për uljen e dënimit, dhe në Shkurt të vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vite burg. Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini do të gjykohen nga një trupë tjetër gjykuese, sipas kërkesës së Gjykatës së Lartë, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Dyshimet janë se ata janë ndikuar gjatë zbutjes së vendimit për Dajtin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB