TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, një ditë pasi Kuvendi, me 82 vota kundër rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Rama ka pranuar përplasjet me ndërkombëtarët për çështjen e Belinda Ballukut dhe mos heqjes së imunitetit të saj, por shtoi se “nuk pranon ta shikojë njeri nga lart poshtë”. Kujtojmë se ambasadat theksuan njëzëri se prioritet drejt Europës është lufta kundër korrupsionit përfshirë edhe në nivelet më të larta. Sa i përket projektit Porto Romano, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka presion nga SHBA apo BE, por nga faktorë që nuk janë të interesuar për realizimin e projektit, duke mos dhënë më shumë detaje. Sa i përket Iranit Rama e shpalli “shtet sponsor të terrorizmit”. Ndërkohë Rama u shpreh se shteti do të ndërhyje në tregun e naftës.
/ZËRI