Video

Dekretohet data e zgjedhjeve parlamentare

Data 11 maj ishte propozuar nga Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

F.m
Dekretohet data e zgjedhjeve parlamentare
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 11 maj të vitit 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në njoftimin për median presidenti shpjegon se shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ishte nevoja e shprehur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të pasur sa më shumë kohë në dispozicion, për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi nga Diaspora. Data 11 maj ishte propozuar nga Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike nuk mori pjesë në konsultimet për datën e zgjedhjeve, duke e konsideruar procesin një farsë.

Poll

MOS HUMB