Video

Mbipopullim dhe kushte të rënda, raporti i KLSH për burgjet dhe spitalet psikiatrike

Sipas ligjit të shëndetit mendor rishikimi për shifrat e të akomoduarve duhet bërë brenda vitit por edhe pse administrata e Burgut të Lezhës ua ka kujtuar me një shkresë të gjitha gjykatave të rretheve kjo nuk ka ndodhur.

F.m
Mbipopullim dhe kushte të rënda, raporti i KLSH për burgjet dhe
Burg

TIRANË- Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka ngritur shqetësime për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në burgje dhe spitale psikiatrike në Shqipëri. Në fokus të raportit ishte Burgu i Shën Kollit në Lezhë, i cili po përballet me mbipopullim dhe kushte të vështira. Deri në dhjetor 2023, në Shën Koll ishin 220 persona mbi kapacitetin, dhe situata është përkeqësuar gjatë vitit 2024. Sipas KLSH, transferimi i të dënuarve nga Burgu i Zaharisë në Lezhë nuk u shfrytëzua në mënyrë optimale, duke sjellë rritje të numrit të të dënuarve mbi kapacitetet e institucionit. Sipas ligjit të shëndetit mendor rishikimi për shifrat e të akomoduarve duhet bërë brenda vitit por edhe pse administrata e Burgut të Lezhës ua ka kujtuar me një shkresë të gjitha gjykatave të rretheve kjo nuk ka ndodhur. Gjithashtu, raporti i KLSH ka evidentuar mungesa serioze në spitalet psikiatrike në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, ku theksohet se kushtet në Tiranë dhe Elbasan janë më të rëndat për shkak të mbipopullimit dhe shërbimeve të kufizuara. Vetëm spitali i Shkodrës paraqet një gjendje relativisht më të mirë.

Poll

MOS HUMB