Video

Dhunohet brenda komisariatit efektivi i Shqiponjave në Shkodër

Shkak për këtë ishte bërë fakti që njësia "Shqiponjat" ndaluan një automjet dhe e shoqëruan në komisariat, për shkak se personi që gjendej në të, nuk i ishte përgjigjur urdhrit të policisë, dhe ka tentuar të largohet me vrap.

F.m
Dhunohet brenda komisariatit efektivi i Shqiponjave në Shkodër
Shkodër

SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shkodër, ku një efektiv i forcave Shqiponja, është dhunuar brenda ambienteve të Komisariatit. Dy vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi, kanë mësyrë në ambientet e komisariatit dhe kanë qëlluar me grusht efektivin e Shqiponjave, i cili ka qenë në krye të detyrës. Shkak për këtë ishte bërë fakti që njësia "Shqiponjat" ndaluan një automjet dhe e shoqëruan në komisariat, për shkak se personi që gjendej në të, nuk i ishte përgjigjur urdhrit të policisë, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por kjo duket se ka ‘shqetësuar’ pronarin e mjetit, i cili ka guxuar që të dhunojë efektivin e policisë, brenda ambienteve të komisariatit. Fillimisht ngjarja u fsheh nga autoritetet, por pas bërjes së saj mediatike, vëllezërit Doçi janë vënë në pranga nga policia, ndërsa 19-vjeçari që drejtonte mjetin e ndaluar, po hetohet në gjendje të lirë.

Poll

MOS HUMB