
Makina dhe drejtoresha Anjeza Shiko
VLORË- Makina e drejtoreshës së Tatimeve në qytetin e Vlorës, Anjeza Shiko është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e kaluar. Makina është djegur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme. Mjeti tip 'Volkswagen' me targa AA444SV, ka qenë në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota. Vetë babai i drejtoreshës së Tatimeve është shprehur se ngjarja mund të lidhet me detyrën e të bijës. Anjeza Shiko ka kërkuar urdhër mbrojtje, pa bërë me dije emrat e personave me të cilët mund të ketë pasur konflikte.
Poll