Video

Gruaja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës nga burri

Gruaja, e paidentifikuar, rrezikoi jetën duke u përpjekur që t'i shpëtonte makthit që po përjetonte.

k.m.
Gruaja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës nga
Pamje nga sherri

GREQI- Për t’i shpëtuar dhunës nga partneri i saj, një grua në Greqi është hedhur nga dritarja e pallatit ku banon. Ngjarja ka ndodhur qytetin e Patras rreth orës 4:15 të mëngjesit sipas kohës lokale. Gruaja, e paidentifikuar, rrezikoi jetën duke u përpjekur që t'i shpëtonte makthit që po përjetonte. Një dëshmitar okular tha se ai dhe një fqinj tjetër ishin gati për t'a ndihmuar.

“Gjithçka nisi rreth orës 4:30 të mëngjesit, kur lagja u zgjua nga një sherr, me sharje dhe shumë zhurma. Sherr  po përshkallëzohej dhe shkonte keq e më keq. Isha gati të ndërhyja nëse do të ishte e nevojshme, një fqinj njoftoi policinë. Dhe ndërsa ishim gati të ndërhynim, pamë diçka që ra nga ballkoni, ishte çanta e vajzës dhe pasoi një rënie e dytë. Aty e kuptuam që ishte vetë ajo, e cila u hodh për të shpëtuar,"- tha dëshmitari. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Më pas, tregoi se zbriti poshtë dhe u kujdes për fqinjën e tij, madje ndaloi bashkëshortin që ta ndiqte nga pas. Pasi u arrestua, burri deklaroi se sherret në familje i kishin kryesisht për mosmarrëveshje financiare dhe jo për arsye romantike./ZËRI

Poll

MOS HUMB