
BRITANI E MADHE- Gangsteri famëkeq shqiptar Selamet Mehmetaj, i cili e quan veten "Djalli" dhe pretendon se u ka prerë pjesët e trupit rivalëve të tij, vazhdon të mburret për bëmat edhe pas hekurave. 30-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale duke pretenduar se kishte futur një celular në burg, pasi u dënua me 4.5 vite heqje lirie për trafik droge. "Djalli" gjithashtu ka ekzpozuar informacione për aktivitetet e tij kriminale në Instagram teksa mburrej me makina te shtrenjta e tufa parash. Autoriteti i burgut thotë se po heton, madje dhe se kanë kontaktuar një njësi e veçantë e Hetimit të Mediave Dixhitale për të mbyllur llogarinë e shqiptarit. Deri më tani, nuk ia kanë dalë. Mehmetaj kishte në pronësinë e tij dy shtëpi bari të fshehura në periferi të Londrës veriore, të cilat i kishte mbushur me emigrantë të paligjshëm. Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin ishullor. Të dy u kapën dhe po vuajnë dënimin.