Video

Zbulohet banesa e Arben Ahmetajt

Siç duket edhe nga pamjet që ZËRI ka shkëputur duke përdorur Google Maps Ahmetaj banon në të njëjtin objekt ku ndodhet selia e “Societe Generale Bank”, bankë e nivelit të dytë, e cila më parë ka pasur degën e saj në Shqipëri.

k.m.
Zbulohet banesa e Arben Ahmetajt
Arben Ahmetaj

TIRANË- Godina që po shikoni është pikërisht vendi ku banon ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj. Adresa është: Viale Stefano Franscini 11 6900, Lugano, Zvicër. Siç duket edhe nga pamjet që ZËRI ka shkëputur duke përdorur Google Maps Ahmetaj banon në të njëjtin objekt ku ndodhet selia e “Societe Generale Bank”, bankë e nivelit të dytë, e cila më parë ka pasur degën e saj në Shqipëri. Këto detaje për të cilat Ahmetaj është treguar mjaft diskret, i zbuloi kontrata e lobimit në SHBA që u publikua nga "Birn".

Ish-ministri firmosi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e ngritura ndaj tij në Shqipëri, janë politike dhe të pavërteta. Në dokument, shkruhet e zeza në të bardhë, se adresa ku banon Ahmetaj është në Lugano të Zvicrës. Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuza për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash./ZËRI

Poll

MOS HUMB