Video

Djemtë sherr për një vajzë, përdorin dhe gaz lotsjellës

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Rusi. Dy djem u konfliktuan për një vajzë. Në sherr nuk munguan lulet dhe gazi lotsjellës.

D.XH
Djemtë sherr për një vajzë, përdorin dhe gaz
Sherri

RUSI - Në rrjetet sociale qarkullon një video, e cila dyshohet se është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, ku shihet një përleshje e ashpër mes dy të rinjve.

Në fillim, shohim një djalë me një buqetë me lule në duar, të gjunjëzuar para një vajze dhe nuk dihet nëse ai po i lutet apo po e propozon. Pak sekonda më vonë, ndodh kaosi.

Në pamje shfaqet një tjetër i ri, i cili merr gaz lotsjellës dhe spërkat në fytyrë “kundërshtarin” dhe më pas nis përballja.

Vajza u largua për një moment, pasi djemtë po goditeshin me grushte me njëri-tjetrin. Më pas ajo u përpoq të qetësonte situatën.

Ajo nuk ia doli, prandaj një kalimtare e rastësishme, një zonjë e moshuar, e cila tundte një çantë, tentoi të ndante djemtë.

Nuk dihet sesi qëndrojnë gjërat në këtë histori, sidomos roli i të riut që erdhi i “pajisur” me gaz lotsjellës. Videoja është publikuar në portale të shumta ruse./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB