
TIRANË- Tre nga kryebashkiakët e vendit kanë dhënë dorëheqjen në prag të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Dorëheqjen e ka dhënë i pari kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka zgjedhur zëvendësin e tij, Myslym Zeneli, i cili deri më tani ka mbjetur postin e nënkryetarit të Bashkisë Mat. Malaj pritet të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër. Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, që do të kandidojë për deputet në Qarkun e Gjirokastrës. I treti që ka dhënë dorëheqjen nga posti është Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit. Një emër tjetër që pritet të lërë postin e kryebashkiakut për mandatin e deputetit është Majlinda Bufi e Roskovecit, për të cilën nuk ka ende një konfirmim zyrtar.