Video

Vrasja e Gentjan Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Beqaraj akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan, ku edhe kanë djegur makinën.

zh.ll
Vrasja e Gentjan Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj
gentjan bejtja-Ilir Beqaraj

TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi me 24 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, dy vite më parë. Beqaraj akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan, ku edhe kanë djegur makinën. Prokuroria ka bërë me dije se provat kyçe që rëndojnë ndaj Beqarajt janë lëvizjet e tij pranë banesës së Bejtjas, të fiksuara nga GPS-i i mjetit me qira, si dhe gjurmët e ADN-së së gjetura në një automjet 'Volkswagen Golf të zi'. Po ashtu, Beqaraj sipas hetimeve, e ka vëzhguar në kohë të ndryshme viktimën në afërsi të banesës së tij. 42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës në vitin 2024.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB