Video

Efektivët e Shkodrës nuk e njohin Ibrahim Licin

Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Stërkaj dhe Marte Martini, janë shprehur se gjithashtu nuk kanë arritur ta kuptonin nëse personi i tretë ka qenë apo jo Ibrahim Lici.

F.m
Efektivët e Shkodrës nuk e njohin Ibrahim Licin
Ibrahim Lici

SHKODËR- Katër efektivët e forcave Shqiponja që shkuan në vendngjarjen e Masakrës së Dobraçit, kanë deklaruar se nuk kanë bërë shoqërimin e personit të tretë, pasi ngjarja fillimisht ishte raportuar si aksident. Nisur nga kjo gjë, efektivët janë shprehur se kanë ndjekur procedurat standarte dhe prioritet kishin rrethimin e vendngjarjes. Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Stërkaj dhe Marte Martini, janë shprehur se gjithashtu nuk kanë arritur ta kuptonin nëse personi i tretë ka qenë apo jo Ibrahim Lici.

Tashmë të katër efektivët janë pezulluar nga detyra dhe janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje”. Në masakrën e Dobraçit u ekzekutuan Hamza Lici, Arlind Bushati dhe mbetën të vdekur dy qytetarët e pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha.

Poll

MOS HUMB