
Alejandro Martínez
TIRANË- Gazetari i kronikës së zezë në Meksikë, Alejandro Martínez është vrarë një natë më parë, edhe pse ishte nën mbrojtjen e Policisë. Persona të armatosur, e kanë qëlluar Alejandro Martínez teksa ai po udhëtonte në një makinë me dy roje sigurie në Guanajuato. Truprojat iu përgjigjën zjarrit, por nuk mundën ta shpëtonin gazetarin, i cili u godit nga një plumb në kokë. Martínez, i cili njihej me nofkën "Djali i rojtarit të vetmuar ", vdiq më pas në spital. Ai kishte qenë nën mbrojtjen e policisë pasi i mbijetoi një sulmi të ngjashëm në vitin 2022.
Poll