Video

Ergys Agasi kërkon lirinë, biznesmeni në pritje të vendimit

Pasi u njoh me pretendimet e palëve Apeli u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili do të shpallet nesër.

F.I
Ergys Agasi kërkon lirinë, biznesmeni në pritje të vendimit
Ergys Agasi

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër më 22 shtator, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Biznesmeni kishte ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Në seancën e mbajtur sot, gjyqtari Florjan Kalaja ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, vetë Agasin, si dhe prokurorët e SPAK. Pasi u njoh me pretendimet e palëve Apeli u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili do të shpallet nesër. Agasi ndodhet në paraburgimin e Bradasheshit. Agasi u arrestua pasditen e 26 gushtit së bashku me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpatarakun. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit pasiv’.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB