Video

Eris Mehmetaj: Nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt

Ai ka dalë sot para gjykatës, që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

F.m
Eris Mehmetaj: Nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt
Eris Mehmetaj dhe Renato Hoxhaj

TIRANË- Eris Mehmetaj, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt, ka mohuar çdo akuzë që rëndon mbi të. Ai ka dalë sot para gjykatës, që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, por është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Mehmetaj akuzohet se i ka dhënë automjetin e tij autorit të krimit dhe ai e ka pohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se i ka lënë makinën një miku, pa e ditur se për çfarë do të përdorej më pas. Emri i “mikut” të tij nuk është bërë publik dhe po verifikohet nga hetuesit.

Poll

MOS HUMB