
UKRAINË- Një shpërthim ka ndodhur nga 'sarkofagu' që mbron atë që ka mbetur nga reaktori i katërt i termocentralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Lajmin e dha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe vetë presidenti Volodymir Zelenskyy. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, në orën 01:50 (me orën lokale).
Sipas të njëjtit burim, shpërthimi shkaktoi zjarr, por nivelet e radioaktivitetit brenda dhe jashtë Çernobilit mbeten në nivele të qëndrueshme dhe normale. Gjithashtu nuk raportohet se ka viktima. Sipas postimit të IAEA në X, anëtarët e Agjencisë u informuan se një dron goditi çatinë e 'sarkofagut', duke hedhur akuza mbi Rusinë si autore të sulmit.
MOMENTI ME VIDEO:
Sipas IAEA, anëtarët e Agjencisë po monitorojnë nga afër situatën./ZËRI