Video

Gramos Rexhepi flet për herë të parë për vrasjen e Jani Prengës

Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin.

F.m
Gramos Rexhepi flet për herë të parë për vrasjen e Jani
Gramos Rexhepi

TIRANË- Gramos alias Dritan Rexhepi ka folur për herë të parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, njeriun që akuzohet se është urdhëruesi i vrasjes së Prengës pas konfliktit me të vëllanë, Astrit Prenga, për një sasi droge të marrë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën nuk tregonte se ku e kishte çuar.

Dritan Rexhepi thotë se këtë gjë do t’ua faktojë prokurorëve me prova në vijim të procesit. Në kohën e rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës, ai ka deklaruar se ndodhej në burgun e Pratos, në siguri të lartë ku nuk kishte asnjë mundësi komunikimi.

Poll

MOS HUMB