
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është lënë në burg. Vendimi u mor gjatë një seance të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që jashtë ishin grumbulluar mbështetësit e tij. Gjatë seancës, Veliaj është përplasur edhe me prokurorin e çështjes Ols Dado, të cilit i kërkoi të tërhiqej pasi pretendon se është në konflikt interesi për një leje ndërtimi. Veliaj gjithashtu ka mohuar akuzat e SPAK dhe ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në "arrest me burg". GJKKO ka vlerësuar dhe masat kundrejt bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenëve Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. /ZËRI