Video

Gazetarja e CNN tregon me zë të dridhur se ka kancer

Prezantuesja e lajmeve të CNN kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

k.m.
Gazetarja e CNN tregon me zë të dridhur se ka kancer
Sarah Schindner

SHBA- Rrëfimi i Sarah Schindner po bën xhiron e internetit, pasi me lot në sy zbuloi se ishte e diagnostikuar me kancer në gji.

Prezantuesja e lajmeve të CNN kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

MESAZHI I SAJ I PLOTË:

@zeri_al Sara Sidner, gazetare për CNN, njoftoi gjatë një transmetimi live se kishte kancer të fazës së tretë. E përlotur, por duhet thënë më e guximshme se kurrë duke thënë diçka të tillë me zë të lartë, ajo dha një mesazh për të gjitha gratë anë e mbanë globit : "Ju lutem, bëni mamografitë çdo vit! Përpiquni t'a kapni në kohë, jo si unë." #zeriai #zerimedia #sarasidner #shqiperi #breastcancer #trending #viral #zeri #fypp #foryourrpagee #shqiperia #kanceriigjirit #tetoriroze #tirane #kosove #prishtine ♬ original sound - ZËRI

Kam një mesazh personal që dua të ndaj me ju. Do t'ju kërkoja një nder të madh. Më numëroni 8 gra që doni dhe i njihni në jetën tuaj. Vetëm 8. Statisikisht, njëra prej tyre ka ose do të sëmuret nga kanceri i gjirit. Unë jam ajo e 8 në grupin e miqëve të mi. Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. Kanceri i gjirit nuk ishte shfaqur kurrë më parë në familjen time. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Jam në muajin e dytë të kimeoterapisë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Ndaj, ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit. Provojeni dhe kapeni në kohë, më parë seç e bëra unë. Po mësoj se çfarëdo tmerri kalojmë në jetë, unë jam e dashuruar me këtë jetë. Fakti që jam gjallë ka tjetër ndjesi për mua tani. Jam më e lumtur sepse nuk stresohem për gjërat idiote që më acaronin. Tani çdo ditë që marr frymë gëzohem se jam këtu me ju, me kolegët e mi, me familjen time dhe që mund të qesh e të shpresoj. E kjo miqtë e mi, është mjaftueshëm.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t'i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB