Video

Historike! Flamuri i Suedisë valëvitet në godinën në NATO

Sot, u zhvillua edhe ceremonia e ngritjes së flamurit të vendit më të ri që iu bashkuar NATO-s.

k.m.
Historike! Flamuri i Suedisë valëvitet në godinën në
Suedia

BRUKSEL- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut mirëpret sot zyrtarisht anëtaren e 32-të të Aleancës, Suedinë. Sot, u zhvillua edhe ceremonia e ngritjes së flamurit të vendit më të ri që iu bashkuar NATO-s.

"Është një ditë historike. Tashmë Suedia gëzon mbrojtjen e nenit 5, garancinë e plotë për lirinë dhe sigurinë. Aderimi i Suedisë në NATO e bën Aleancën dhe Suedinë më të sigurt dhe NATO-n më të fortë,"- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , duke mirëpritur Suedinë si anëtaren e 32-të të Aleancës në prani të kryeministrit suedez Ulf Kristerson.

Suedisë iu desh të priste dy vjet që anëtarësimi i saj të ratifikohej nga 31 anëtarët e Aleancës. Pas dy vitesh negociatash të ashpra me Turqinë për heqjen e vetos dhe në të njëjtën kohë përballur me hezitimin e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Suedia sot arrin të bëhet zyrtarisht anëtarja e 32-të e Aleancës. Finlanda e arriti një vit më parë. Duke përmbysur një traditë dhjetëvjeçare të neutralitetit, të dy vendet nordike kishin aplikuar njëkohësisht për t'u bashkuar me NATO-n në prill 2022, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës./ZËRI

Poll

MOS HUMB