Video

Atentati në Lezhë: Shënjestër nipi i Ardian Nikulajt, 7 persona për ta 'hequr qafe'

Burime për mediat bëjnë me dije se Nikulaj, së bashku me katër persona të tjerë, ndodhej mbrëmjen e së dielës në ambientet e berberhanës në pronësi të 30-vjeçarit Sokol Dacit, i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i plumbave, ndonëse nuk ka qenë në shënjestër.

zh.ll
Atentati në Lezhë: Shënjestër nipi i Ardian Nikulajt, 7
merando nikulaj-Ardian Nikulaj

TIRANË- Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatorëve një natë më parë në fshatin Rrile të Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se Nikulaj, së bashku me katër persona të tjerë, ndodhej mbrëmjen e së dielës në ambientet e berberhanës në pronësi të 30-vjeçarit Sokol Dacit, i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i plumbave, ndonëse nuk ka qenë në shënjestër. Ndërkohë sa i përket nipit të Ardian Nikulajt, ai dyshohet të ketë marrë vetëm një plumb dhe pas ngjarjes është larguar pa asnjë gjurmë. I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një efektiv policie, i cili në dëshminë e tij ka thënë se ndërhyri për t’i neutralizuar autorët, por se nuk arriti të njohë asnjërin prej tyre. Lamerat e sigurisë kanë kapur dhe momentin kur dy automjete njëri tip “Audi” dhe njëri tip “Passat”, qëndruan para biznesit dhe nga aty dolën 7 persona. Për zbardhjen e ngjarjes disa persona u shoqëruan, por deri tani nuk kanë dhënë ndihmë konkrete në hetime.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB